Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot linjën ajrore Tiranë – Korçë që mund të bëhej në vitet 20’.

 

“AMARCORD

 

Në mesin e viteve ’20, Kryeministri i kohës mund të bënte vajtje ardhje Tiranë-Korçë me linja të brendshme ajrore, siç e dëshmon kjo foto, ku njerëzit duken të mbledhur në aerodrom, jo për të pritur ceremonialisht kreun e qeverisë, por për të marrë avionin e kthimit.

 

Krijimi i një kompanie ajrore kombëtare, premisat e së cilës u shfaqën dje fuqishëm dhe infrastruktura që ajo do të ketë si prurje parësore, do ta kthejnë këtë kujtim të bukur në një realitet të dobishëm për bashkatdhetarët tanë brenda dhe jashtë vendit “, shkruan Kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *