Kryeministri Edi Rama I shoqëruar nga ministrant e kabinetit Manastirliu, Balluku dhe Cakaj shoqëroi në Aeroportin Nënë Tereza 30 mjekë dhe infermier shqiptarë të cilët do të japin kontributin e tyre në Itali në luftën kundër COVID-19.

 

Teksa I falenderoi të gjithë anëtarët e personelit shëndetesor për këtë angazhim të rëndësishëm, Rama tha se në këto ditë të vështira të gjithë jemi Italian.

“Italia ëshjtë vendi ynë, dhe sot ne jemi të gjithë Italian, u shpreh kryeministri.

Pak më vonë ai ndau në rrjetet sociale edhe të tjera foto nga mbërritja e mjekeve dhe infermierve shqiptarë në Aeroportin e Fiumicionos në Romë ku u priten nga Ministri I Jashtëm Italian Di Maio.

 

“Krenar për Shqipërinë, krenar për bluzat e bardha shqiptare, Respekt”., shkruan kreu I qeverisë në facebook.

 

30 mjeket dhe infermiere pritet të shërbejnë në Bergamo ku pritet te mberrijne diten e diele.

 

Te gjitha shpenzimet e personelit mjekesor do te mbulohen nga qeveria shqiptare. Mjeket do te marrin 3 mije euro per nje muaj sherbim ne Lombardi ndersa inferimieret 2500 euro.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *