Kryeministri Edi Rama iu ka bërë apel kontrollorëve të Rinasit që të shkëputen nga ata që ai i quan “organizatorë të kësaj loje të çmendur”.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë iu ka vënë ultimatum kontrollorëve që të rikthehen nesër në punë. Në rast të kundërt, do të largohen nga kompania Albcontrol.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”

Prej afro 24 orësh, kontrollorët e trafikut ajoror kanë bojkotuar punën pas uljes së pagave të tyre. Për pasojë, të gjitha fluturimet janë pezulluar.

Më herët, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se aeroporti është marrë peng, në një tentativë për grusht shteti me prapavijë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *