Kryeministri Rama ka lajmeruar nje takim me presidentin e frances Emanuel Macron, i cili vendosi veton kunder hapjes se negociatave me Shqiperine e Maqedonine e Veriut.

Pas mbledhjes se kryesise se partise socialiste, shefi i qeverise deklaroi se puna per integrimin do te vazhdoje nga njera ane duke bindur vendet skeptike e nga ana tjeter duke plotesuar kushtet e vendosura nga bundestagu gjerman.

 

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

Në ditët në vijim unë kam një sërë komunikimesh të përcaktuara në axhendë me presidentin e Francës dhe me një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit.Nga ana tjetër, pa diskutim  në aspektin praktik, ne jemi të qartë duhet të vazhdojmë cdo ditë punën sepse edhe nëse do të kishim marrë një “Po” të shumëpritur dhe të merituar disa ditë më parë, detyrat janë po ato që janë edhe pa atë “Po”.

 

 

Por në planet e kryeministrit Rama nuk është dorëheqja sic kerkon opozita.

 

 

E cfarë duhet të them une me këtë rast?! Këtu nuk ka asgjë të re! Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesat e ngritura artificialisht, në gjashtë muajt e parë të vitit, duke marre mbështetjen e fuqishme të Kancelares  dhe të Gjermanisë.Faktkisht, qoftë Maqedonia e Veriut, qoftë Shqipëria nuk kanë arritur dot të marrin atë që ju takonte, jo si rezultat i një ndonjë rezerve substanciale ndaj tyre, por si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familjes europiane, ku sot është materializuar ajo që kam paralajmëruar prej disa kohësh në të gjitha fjalimet e mia në parlament, një konflikt mbi të ardhmen e BE.

 

 

Duke nenvizuar vullnetin per te mbyllur reformen zgjedhore brenda vitit, Rama ka theksuar se PD e ka deren te hapur nese deshiron te bashkepunoje.

 

 

Reformën zgjedhore do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do ta votojmë – sikundër përcaktohet edhe në pikën përkatëse të parlamentit gjerman – në parlament dhe në parlament në dijeninë time ka një opozitë e cila është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore, ku ka dhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtë parlamentare dhe është në të drejtën e tyre të ulen apo të mos ulen në atë karrige. Por ne nuk do të presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

 

 

Pertej  problematikes se integrimit, partia socialiste diskutoi ne lidhje me procesin e brendshem zgjedhor.

 

Kryesia ka pranuar propozimin e zonjave ne PS per te perfshire vajzat dhe grate si bashkëkryetare të organizatës socialiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *