Në studion e Real Story, kryeministri Rama u shpreh I bindur se cështja “Kacifa” nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me Greqine dhe aq më teper ne bisedimet që po bëhen mes dy vendeve për disa cështje.

 

 

 “Mendoj se edhe nga pala greke ka pasur qëndrim të respektueshëm pasi kanë mbajtur qëndrim të qartë dhe nuk mendoj se ngjarje të tilla do të ndikojnë në marrëdhëniet tona. Ndërkohë që marrëveshja e detit nuk ka përfunduar dhe nuk është një procesiI lehtë. Ne kemi vullnetin për të bërë hapa para por edhe Greqia ka pasur problemet e veta të brendshme së fundmi dhe duhet pak durim. Ne kemi asnje centimeter det per te falur, por do korrigjojme gabimin e bere ne 2009.”.” 

 

Pyetjes se Sokol Ballës nëse Rama është konsultuar me Erdoganin për bisedimet me Greqine, kryeministri shqiptar u shpreh:

 

“Nuk ka pasur asnjë rast apo asnjë cast ndërhyrje të presidentit turk për të bllokuar marrëveshjen me Greqinë. Nuk ka asnjë lidhje.  Zero kontakte për këtë cështje. Këto janë cështje mes Shqiperisë dhe Greqisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *