Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi shprehet se vendi ka nevojë për zgjedhje të menjëhershme, me argumentin se vendi është kriminalizuar.

Gjatë një prononcimi për mediat, ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka synim që të përçajë opozitën e bashkuar, ndërsa shtoi që është i humbur dhe se i ka ikur koha.

Mes të tjerash, ai tha se Rama nuk e do Reformën Zgjedhore, pasi, sipas tij, ai e di që do tyë dështojë si me lista të hapura, ashtu edhe me ato të mbyllura.

“Ambasadorja amerikane të shikojë hipokrizinë e Ramës. Ambasadorja të shohë prapaskenat e Ramës. Unë nuk pyes për kërcënimet e tij. Pas Bashës, tashmë topi i ka kaluar Ramës. Rama ka votuar antikushtetuese. Jam për zgjedhje të menjëhershme, sepse populli është në krim e drogë, i ka ikur koha Edi Ramës. Të njëjtën gjë që thotë Sali Berisha, por Berisha së paku bëri rrugë. Rama ka marrë fund. Nuk fiton Rilindja, nuk fiton opozita e përbashkët. Rama gënjeu për gjithçka. Rriti taksat, kriminalizoi vendin, do të shesë Damianin. Ambasadorja amerikane dhe ndërkombëtarët këtu në Tiranë të shikojnë fytyrën e Edi Ramës, që bën disa batuta, por njerëzit duan ekonomi. Rama do të mbajë reformën të bllokuar. Nuk kam frikë nga zgjedhjet. Për interesat e vendit, duhet të kalojmë në zgjedhje. Rama nuk fiton dot më. Ai e di që është i humbur dhe po bën edhe këtë lojën e fundit me këtë opozitën e re. Edi Rama nuk fiton dot ndaj opozitës së bashkuar. Rama do të përçajë opozitën, por nuk do ta bëjë dot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *