Duke shpërndarë edhe njëherë masat e reja që hyjnë nga e enjtja në fuqi, kryeministri Edi Rama kërkoi zbatimin me rigorozitet të tyre.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama tha se do të ketë edhe kontrolle të rrepta për të parë sesa zbatohen masat.

 

Sipas kreut të qeverisë, duhet bërë sakrificë këto dy javë që në vijim të mos shtrëngohen më tej masat.

 

“🦠MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht. Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej🙏”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.