Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte planin e PS për rindërtimin.

 

Në fjalën e tij, ai specifikoi se gjatë këtij mandati qeveria e PS u përball me dy sfida shumë të vështira, tërmetin dhe pandeminë. Për kryesocialistin, qeveria po ja del më së miri.

 

“Ky ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeverie shqiptare sepse është thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia. Është thyer në mes duke përmbysur të gjitha planet tona dhe duke e kthyer tërësisht vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme. E them pa modesti, por me një bindje të plotë që këto dy goditje do të kishin rrëzuar përtokë një elefant, jo më një qeveri të Shqipërisë me fuqitë e kufizuara që ka. Dy sfida që askush tjetër, ju e dini cilët janë të tjerët, nuk do të mund t’i përballonte me forcën dhe dinjitetin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *