Kryeministri Rama shkruan në facebook se janë mbi 30 mijë paga të punonjësve që nuk kishim marrë ndihmën financiare te qeverisë për shkak se nuk kishin aplikuar punëdhënësit, që kanë kaluar tashmë në llogarite e qytetareve.

Mirëpo Rama shton se sipas llogarive të bëra nga Drejtoria e Tatimeve, janë ende edhe 25 mijë punonjës të tjerë që duhet ta fitojnë pagen e luftës 40 mijë leke të reja, por kjo nuk po ndodh sepse nuk kanë aplikuar punëdhenësit. Për këtë arsye Rama I bën thirrje te gjithë këtyre pronareve të aplikojnë deri mesnatën e 5 qershorit në mënyrë që punonjësit e tyre të marrin ndihmën e qeverisë, ndryshe do të ketë penalitete të rënda.

 LAJM I MIRË: KA KALUAR 30 MIJËSHIN NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE. Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë.SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 25 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË. Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME.

Kryeministri dha edhe një tjetër lajm lidhur me pagat e luftës. Ai deklaroi se javën tjetër do të shpërndahet edhe paga e trete e luftës 25 mijë leke të reja për cdo individ.

Sot ka kaluar në thesar për lëvrim javën e ardhshme, shuma e Pagës së Tretë të Luftës.Shifra totale e të gjithë të asistuarve me tre Pagat e Luftës apo Pagën 40 mijë Lek, parashikojmë të shkojë në afro 250 mijë persona.Në fund e gjithë lista e pagesave për këtë thuajse çerek milionë motra e vëllezër, do të jetë publike, që mos kemi llafe kur i thonë fjalës – po edhe që askush, asnjë person i vetëm të mos mbetet pa marrë atë që i takon, nëse për çfarëdo arsye do të mbetet i papërfshirë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *