Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimet e zhvilluara këtë të enjte në Presidencë mes kreut të shtetit dhe liderëve opozitarë.

 

Në dy postime të njëpasnjëshme në “Twitter”, Rama shprehet me ironi se Presidenca është kthyer në selinë e opozitës rrugore ndërsa Metën e cilëson si udhëheqës të katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar.

 

“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike”

 

Më tej Rama thekson se Shqipëria s’mund të jetë kurë në shesh, për atë që ai e quan, përshesh të gatuar nga opozita gjatë këtyre muajve.

 

“Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”

https://twitter.com/ediramaal/status/1144212348732923904

 

https://twitter.com/ediramaal/status/1144212350465118209

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *