Kryeministri Rama vazhdon të ironizojë kundërshtarin politik, kreun demokrat Basha, mbi qëndrimet e këtij të fundit mbi paratë e shpenzuara nga PD për lobim në Shtetet e Bashkuara.

 

Sipas shefit të qeverisë, Basha nuk di asgjë mbi 500 mijë dollarët dhe se ia kanë dhënë pa e pyetur, pa e ditur.

 

“500 mijë dollarë?! Nuk di gjë! M’i kanë dhënë pa me pyetur! Shkruan kryeministri në postimin e tij në Facebook.

 

Më herët Rama është shprehur se kontratat lobuese, pas të cilave dyshohet se përfshihen edhe biznesmenë ruse, kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *