Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen në protestën e së shtunës. Ai sqaron se fotot e postuara prej tij, se videot dhe fotot e postuara në rrjet, janë gjatë momenteve të këndimit të himnit dhe nuk beson se do të thotë kush, se himni nuk këndohet në fillim të aktivitetit, por dy orë përpara.

“Prandaj, miq demokratikas këtu ne rrjet, debatoni sa të doni me mua, më kundërshtoni sa t’u dojë qejfi, po aman, ju lutem, për respekt ndaj vetes në radhë të parë, bëjeni “luftën” me mua, me sytë tuaj, jo me sytë e udhëheqësve të verbër, që ju duan peng; me zërin tuaj, jo me zërin e altoparlanteve të udhëheqjes, që ju duan shurdhë; me mendjen tuaj, jo me mendjen e të marrëve në udhëheqje, që ju duan mish për top kundër drejtësisë së re dhe Shqipërisë që duam”, shkruan kryeministri Rama.

Reagimin, kreu i qeverisë e bëri, pasi siç thotë ishte akuzuar se pamjet e shpërndara prej tij, ishin ato të dy orëve para nisjes së protestës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *