Kryeministri Edi Rama nuk kurseu ironinë ndaj presidentit Ilir Meta këtë të premte. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për rindërtimin se çfarë mendimi ka për tubimin e 2 marsit, Rama tha se nuk merret me presidentin.

 

“Presidenti e ka shtëpinë. Më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra dhe presin që të futen ën shtëpinë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit. Unë nuk merrem me presidentin. Është shumë luks i madh për mua të merrem me presidentin.”

 

Ilir Meta do të dalë në boulevard në 2 mars kundër qeverisë, të cilën e akuzon për kapje të Gjykatës Kushtetuese dhe grusht shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *