Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të premteje, ka mbajtur një takim me disa qytetarë të Durrësit, ku fliste për transformimin që do të pësojë qyteti bregdetar nga investimet.

Gjatë fjalës së tij, ai e quajti një epokë të re për Shqipërinë investimin e Emirateve të Bashkuara për transformimin e Portit të Durrësit, për të cilin tha se do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Mesdhe.

Ai përsëriti se thelbi i mandatit të tretë është përfundimi i punëve të nisura.

“Jam i bindur që Durrësi ka mbërritur në një stad ku i ka të gjitha mundësitë, nga pikëpamja ekonomike, që Durrësi të bëhet e ardhmja e çdo fëmije që lind këtu. Ky investim do të nisë së shpejti në zonën e portit, është fillimi i një epoke të re për Durrësin. Investimi që presim të nisim në zemrën e Durrësit, është nga ata që ndryshojnë faqen e një vendi. Është investim që për shkak të volumit dhe të emrit të kompanisë, do të sjellë një zinxhir interesimesh të atij niveli për durrësit e gjithë Shqipërinë. Nuk mjafton të kesh një vend të bukur e të pasur në burime natyrore, një vend që ka traditë mikpritje siç e kemi ne për të mundur të sjellësh ata që ndryshojnë historinë e vendeve prej investimeve që bëjnë. Porti i Durrësit është problem për qytetin.Investitorët thonë do të jetë porti më i madh i Mesdheut, unë them një nga më të mëdhenjtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *