Subscribe

Takimin e parë të fushatës zgjedhore në Berat, kryeministri Edi Rama e pati me fermerët, agropërpunuesit dhe grumbulluesit e produkteve bujqësore të Moravës. Objektivi për socialistët nëse do t’u besohet një mandat i tretë qeverisës, është të rrisin eksportet shqiptare në vlerën e 1 miliardë dollarëve në vit.

“Eksportet do i çojmë mbi 1 mld dollarë. Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Asnjëri nga këta si kanë ditur kthesat dhe skutat e labirintit në tregjet e huaja dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut, pa diskutuar fare vendet e Evropës e Rajonit. Kjo është dije. Ashtu sikundër historia e hedhjes së produkteve, është e padijeve, nga ata që kanë qeverisur më parë.”

Kërkesës së fermerëve për të ndryshuar orën policore, pasi nuk u del koha për të mbyllur punët e ditës, Edi Rama, u tha se vendimi i takon Komitetit Teknik të Ekspertëve.

“Ai Komiteti s’me pyet as mua as ju. Por s’duhet të jetë problem se fasha orare nuk iu pengon në punë. Fasha s’eshte per ata që janë në punë. Për më tepër në zonën e fshatit s’duhet të aplikohet për ata që janë në punë. Ka shumë kërkesa për rrijen e fashës orare, por s’duhet të nxitohemi sepse Franca u mbyll prapë nga e para.”

Vizitë inspektuese, kryeministri pati në kantierin e rrugës Roskovec-Poshnje, që synon lehtësimin e qarkullimit të produkteve për fermerët dhe bizneset e Beratit dhe Fierit. Në fshatin Orizaj, ku edhe aty po punohet për të bërë të mundur rehabilitimin e gjithë sistemit për furnizimin pa ndërprerje me ujë të banorëve të Beratit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *