Kryeministri Edi Rama pas fjalimit të mbajtur në Kuvend është larguar nga seanca plenare.

 

Ai do të udhëtojë drejtë Italisë ku do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të shtetit italian. Takim ky i njoftuar vete nga kryeministri Rama ne nje postim ne Twitter, i icli shprehet  se do te udhetoje drejt Italise per te mbrojtur Shqiperine pas cenimit qe iu be nga opozita prej 16 shkurtit e ne vazhdim.

 

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë,pas cënimit të rëndë që i’u bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim,e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz.Për Shqipërinë #FinoAllaFine”

 

Kryeministri në fjalën e tij të mbajtur ne Kuvend akuzoi opozitën se kërkon pushtet në tavolinë dhe se po I prish imazhin vendit me veprimet e saj.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, opozita ka nisur protestën e saj para Parlamentit ku ne ndryshim nga herët e kaluara, nuk kane qene qytetarët dhe deputetë ata qe kanë marrë fjalën, por kandidatet qe refuzuan marrjen e madnateve, te cilet nuk i kursyen akuzat ne drejtim te qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *