Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar këtë të mërkurë në Paris, ku u takua me ish-presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se takimi u zhvillua në shtëpinë e Sarkozy, ku diskutuan për sfidat e Shqipërisë.

 

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *