Pas thirrjes së dytë të Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi për t’u pritur përgjigja e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor, u përgjigj kryeministri Edi Rama.

 

Në një dalje për gazetarët, Rama tha se ja ka bërë të qartë edhe Komisionerit se nuk mund të presë asnjë sekondë për të vazhduar punën për organizimin e zgjedhjeve. Në fjalën e kryeministrit nuk munguan as sulmet për presidentin Ilir Meta, që ktheu për rishqyrtim Kodin Zgjedhor.

 

 “Unë e kam sqaruar dhe Komisionerin në një bisedë që kemi pasur, pa dorashka se Parlamenti nuk do presë asnjë sekondë sepse kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta që ka qëllim të sabotojë këtë proces. Komisioni i Venecias i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet. Ai opinion do diskutohet me të gjitha forcat politike dhe do mbetet për të adresuar çfarëdolloj çështje që mund të dalë përtej 25 prilli. Nuk kemi kohë për të humbur dhe për t’iu futur një aventure. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, është marrë një angazhim për identifikimin biometrik, koha është e ngushtë”, deklaroi Rama.

 

Por nuk ka munguar dhe njëherë etiketimi për Presidentin e Republikës dhe qëndrimin e tij, të cilin e quajti “përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *