Subscribe

Kryeministri Edi Rama, në bisedën online me qytetarët në “Facebook”, u pyet edhe për rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit.

 

Në përgjigje, kreu i qeverisë theksoi se përgjegjës për një gjë të tillë nuk është qeveria, por tregu, ndërsa shtoi se konsumi i qytetarëve në fundvit ishte më i larti i viteve të fundit.

 

“Së pari të dhënat që kemi marrë nga konsumi i fundvitit janë të dhënat më të hatashme, krahasuar jo me vitin e shkuar, por me të gjitha vitet me radhë. Kemi konsumin më të lartë në aspektin e parave të investuara në fundvit për të blerë. Çmimet nuk i vendos qeveria. Jemi në një sistem tjetër ku çmimet i vendos tregu. Qeveria mund të ndërhyjë kur bëhet fjalë për çmimin e energjisë, kurse çmimin e konsumit të përditshëm në treg e vendos tregu. Natyrisht tregu ka një logjikë të vetën në vendosjen e çmimeve, që do të thotë ka treg”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.