Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha replikuan me njëri-tjetrin përmes “Tëitter-it” për çështjen e Detit.

Pas reagimit të fundit të Bashës, erdhi menjëherë edhe përgjigja e kreut të qeverisë.

Ai kërkoi nga lideri i opozitës që ta lërë këtë temë sepse populli nuk i beson më, duke qenë se e ka firmosur një herë paktin e detit.

“Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK! Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot.”

Më herët, Lulzim Basha i kërkoi Ramës të heqë dorë nga “dërdëllitjet prej rrugaçi”. Ai tha se për këtë çështje duhet transparencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *