Subscribe

Të vetmit zë që Shqipëria do t’i referohet në përpjekjen e saj për të përmbushur kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është Komisioni Evropian. Me cilësimin se progres-raporti që prodhon çdo vit Komisioni është dokumenti i më i drejtë dhe më i paanshëm ndaj ecurisë së reformave, kryeministri Edi Rama the se çdo qëndrim tjetër i bërë nga drejtuesit e vendeve anëtarë të BE-së, është vetëm politik dhe jo i bazuar në fakte.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE  

Është dokumenti për ne udhërrëfyes, ne gjejmë tek Komisioni Evropian një partner të drejtë, një partner të paanshëm, një partner rigoroz që e vlerëson progresin, duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren. Ndërsa, kur dëgjojmë pranë afateve dhe ditëve të vendimmarrjeve në nivelin politik të Bashkimit Evropian se në një vend apo në një vend tjetër ngrihen pretendime apo thuhet prit se është dhe kjo, është edhe ajo, kjo është politikë

 

 

Pasi i dorëzoi zyrtarisht progresin raportin, Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, tha se arritjet e vërejtura nga Komisioni Evropian janë prova për nisjen e negociatave anëtarësuese brenda këtij viti.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE NE TIRANE

Vlerësimi është i drejtë i situatës në Shqipëri në lidhje me rrugëtimin e saj drejt BE, ia dhanë meritat aty ku i takojnë dhe i janë bërë kritika aty ku kërkohet më shumë vëmendje. Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet para fundit të vitit, po bëhet punë intensive me drejtuesit e BE.

 

Ndryshe nga deklarata e parë ku Komisionin Evropian e quajti gjykuesin më të drejtë, në atë të më pasmen, kryeministri Edi Rama i doli kundër vlerësimit të raportit, në pikën ku thuhet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para në lirinë e medias.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Unë nuk jam dakord, personalisht, as me atë që thotë Raporti, as me idenë që këtu liria e medias është në pikëpyetje. Për sa më takon mua, këtu liria e shpifjes është në nivelin e vet më të lartë. Në aspektin pastaj të anti-shpifjes, ne nuk e kemi çuar përpara. Se për çfarë tani është shqetësimi kur ai nuk ekziston.

 

Ndryshe mendon përfaqësuesi i Bashkimit Evropian.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE NE TIRANE

Liria e fjalës, sulmet verbale dhe fushata baltosje kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë dhe duhet bërë më shumë për pavarësinë e rregullatorit të medias. Vetë-rregullimi i mediave online duhet të sigurohet dhe qeveria duhet të angazhohet për të siguruara ndryshimet të mundshme për rregullimin e mediat në përputhje me Komisionin e Venecias.

 

Për të theksuar se qeveria është e angazhuar për transparencë, për herë të parë, Edi Rama qartësoi edhe qëllimin e ngritjes së Agjencisë për Media dhe Informim.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Për të garantuar që nëse ju hasni një problem me një institucion dhe pengoheni që të merrni informacionin zyrtar në dispozicion, ju t’i drejtoheni këtij mekanizmi dhe të thoni, po na pengon ky institucion dhe ky mekanizëm të vihet në lëvizje për ju. Dhe unë ju jap fjalën që nëse ju nga dialogu që do kemi, arrini në përfundimin se kjo Agjenci duhet hequr, unë do ta heq. Ju jap fjalën, por ama pasi të dëgjoni argumentet dhe pasi të sillni një fakt, një provë që bën kuptim, agjencia do të shkrihet. 

 

Për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Partia Demokratike për reformën zgjedhore, territoriale dhe vettingun e politikanëve, që në parim janë mirëpritur nga mazhoranca qeverisëse, Luigi Soreca tha se ato duhet të arrihen përmes dialogut.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE NE TIRANE

Kuvendi është Foltorja ku bëhen diskutimet, dialogu dhe negociatat duhet të ndodhin. Ne inkurajomë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë temat që janë për diskutimi.

 

Si detyra për të ardhmen, ambasadori i Bashkimit Evropian la domosdoshmërinë e zgjatjes së afatit për organet e vettingut, reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në zgjedhjet e ardhshme dhe vazhdimin e hetimit për patronazhistët.

 

Edi Rama i falënderoi  këta të fundit që ndihmuan në fitoren e Partisë Socialiste, edhe pse Komisioni Evropian në raportin e tij e sheh  me shqetësim daljen e të dhënave personale të zgjedhësve.

 

“Pa ta, ne nuk do ishim një makineri e pathyeshme, por do ishim një foltore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *