Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje publike të drejtëpërdrejtë presidentit Ilir Meta që të reflektojë.

 

Nga foltorja e Kuvendit, ku nuk I kurseu as sulmet, Rama I kërkoi Metës që të ndal çdo sulm ndaj përfaqësive ndërkombëtare dhe ambasadës së SHBA pasi, sipas tij, po duket qesharak në sytë e botës.

 

“I bëj dhe një thirrje të drejtpërdrejtë Ilir Metës që të reflkektojë. Të ndalë çdo sulm në drejtim të përfaqësive dhe ndërkombëtarëve, ndaj ambasadës së SHBA. Të ndërpresë çdo sulm në drejtim Kuvendit. Të ndërpresë aktivitetin e tij të paligjshëm me postin e tij ku duhet të sillet në zbatim të kushtetutës. Të ndalojë paralelizmat me figurat të njohura të historisë, por kjo mbetet një vërejtje miqësore. Çdo deputet duhet ta votojë komisionin për të mos zhytur veten e tij në batakun ku presidenti do ta zhysë këtë parlament”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *