Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nisma rajonale “Ballkani i Hapur” gëzon mbështetjen e qeverisë gjermane.

 

Ai hodhi poshtë fjalët për të kundërtën, duke shtuar në “Twitter” se Gjermania kërkon që kjo nismë të jetë sa më gjithpërfshirëse.

 

Thënë këtë, kreu i ekzekutivit i drejtoi edhe një ftesë tjetër Kosovës që të bashkohet.

 

“”ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor! Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *