Nje dite para nisjes se vaksinimit masiv te qytetareve, kryeministri Edi Rama ka shkuar ne Shijak per te ndjekur ecurine e vaksinimit te mesuesve. Deri me tani, jane kryer 20 mije vaksinime, qe perfshijne edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve, dhe mësuesit e pedagogët.

 

“Disa ditë me kujdes sa të krijohen antitrupat, pastaj do të jeni më të qeta”, tha Rama.

 

Perveç sfides se perballjes me pandemine, per qeverine, beteja tjeter eshte me pasojat qe la termeti i 26 nentorit dhe per kete arsye shefi i qeverise Rama ka inspektuar punimet per rikonstruksionin e pallateve te demtuara

 

“Kemi mbaruar edhe me rikonstruksionin e pallateve. Janë rikosntruktuar të gjithë pallatet në qendër dhe falë rikonstruktimit tani gjithë bizneset janë të hapura. Në të gjithë qytetin e Shijakut ka nisur procesi i rindërtimit të 30 pallateve dhe shumica e tyre janë në katin e parë të dytë dhe të tretë. Brenda muajit gusht, shumica prej tyre do të jetë e përfunduar dhe një pjesë tjetër në muajin tetor, nëntor” deklaroi Elton Arbana.

 

Sipas kryetarit te Bashkise se Shijakut, deri sot 567 familje janë rikthyer në shtëpitë e tyre të reja. “Ta gëzoni!”

 

“Në Shijak nuk kemi më asnjë njësi individuale që është në pritje. Kjo reflektohet dhe në numrin e çadrave të ulura, nga 11 mijë, në nën 500 sot. Në janar të 2020-ës kishim 11 mijë, sot kemi nën 500 dhe pallatet po ecin shumë mirë edhe në Thumanë”, u shpreh Arben Ahmetaj.

 

Në Shijak, kryeministri ka shkuar edhe tek zona e njohur si “Katër Rrugëve t’Shijakut”, ku sapo ka perfunduar ndertimi i rruges se re. Shefi i qeverise ka degjuar problemin e banoreve te qytetit ne lidhje me legalizimin e fushës së shkollës, se ketij qyteti

 

“Do ta fusim tek projekti i shkollave dhe do ta bëjmë një terren të madh sportiv për komunitetin.”

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *