Kryeministri Rama ka vijuar postimet në rrjetet sociale kundër atyre që mendojnë dhe protestojnë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

 

Rama shkruan se ata janë vetëm një minorance e zhurmshme dhe e verbër teatralo-politike e cila nuk përfaqëson opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës për projektin e Teatrit.

Kryeministri madje ka postuar edhe qëndrimin e aktorës së njohur dhe ish deputetes së PD, Raimonda Bulku e cila kohë më parë është shprehur pro prishjes së godinës aktuale dhe ndërtimit të një Teatri modern.

 

 

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

 Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

 

 

RAIMONDA BULKU

 

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *