Subscribe

Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp për të komentuar mbylljen e procesit të votimit dhe pjesmarrjen gjatë kësaj të diele në zgjedhjet për pushtetin vendor.
Rama tha se mazhoranca mori një mbështetje të madhe në këto zgjedhje.

Ai tha se ky vend nuk e meritonte baltën e hedhur nga opozita nëpër botë.

Rama shtoi se këto ishin zgjedhjet më të vështirë, po zhvillimi i paqtë i tyre dhe pjesmarrja e madhe tregoi se nga ky momente nuk do të ketë më djegie mandatesh dhe bojkot të institucioneve.

 

“ Ne sot fituam sfiden me te keqen dhe konfliktin. Falenderojmë pa fund SHBA, BE dhe partneret e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen. Nga nesër ne kemi një meritë të madhe, qëndruam në anën e duhur të historisë. Këtë të diele fitoi e ardhmja dhe shteti ligjor, përballë atyre që donin ta nëpërkëmbnin. Ne sot fituam betejen me një ekstrem politik.

 

Kryeministri Rama tha se mandati i ri 4-vjecar është borxhi i Partisë Socialiste për të bërë korigjimet e duhura jo vetëm në bashkitë që i ka pasur mazhoranca por edhe në bashkite që i ka drejtuar deri tani opozita.

 

 

Ne fund pati edhe nje mesazh per opoziten:

 

“Nese do te kete dialog e marreveshje politike, do ta kene padiskutim nese kjo gje do te jete ne te mire te Shqiperise ne funksion te integrimit dhe reformes zgjedhore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *