Kreu i demokratëve Lulzim Basha përsërit thirrjen e tij ndaj qytetarëve shqiptarëve që më 25 prill të votojnë për të një të ardhme më të mirë. Sipas tij, vetëm PD mund ta sjellë ndryshimin në vend, përmes një programi, të cilin e konsideroi serioz.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryedemokrati shprehet se vendi nuk mund të qëndrojë në “vendnumëro”  edhe për katër vjet të tjera me Ramën kryeministër.

“Të gjithë e dinë tashmë që Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën për 8 vjet rresht dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të ngecë në vend dhe për katër vjet të tjera me Ramën. Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit. Ne kemi plane pune serioze që do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *