Monika Kryemadhi deklaroi në mitingun përmbyllës në Tiranë se 25 prilli do t’iu kthejë qytetarëve sovranitetin e tyre dhe se do të jenë këta të fundit ata që do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë.

 

Sipas kryetares së LSI-së, të dielën, qytetarët do t’i japin fund përdorimit të pushtetit nga individët.

 

“Ju në 25 prill, sidomos qyteti i Tiranës do të jetë ajo sfidë e cila jam e bindur që jo 11 mandate siç tha Floida Kërpaçi, por do të jetë më shumë se 11 sepse besoj, besoj të ekipi i mrekullueshëm i LSI i listës së Tiranës. Besoj tek Floida, tek Klajda, Erisa, Silva, Eriona Bixha, zysh Nora Malaj që është dashuria e grupit parlamentar të LSI. Besoj të Briseida Shehaj, Etion Joka, besoj te Bleri tek Aldi, te Denisi, tek të gjithë ju. Besoj tek puna juaj e përditshme, te dashuria që keni ju për njerëzit, forca e madhe që keni ju për të ndryshuar Tiranën, këtë Tiranë e betonizuar, këtë Tiranë që shkatërroi stadiumin ‘Qemal Stafa’, ku janë rritur me qindra e qindra sportistë e futbollistë të Tiranës, të Partizanit, Dinamos, e të gjithë ekipeve të futbollit. Ai shkatërroi memorien e sportit tonë, ai shkatërroi memorien kombëtare, historike të artit shqiptar. Ai shkatërroi Teatrin Kombëtar, sepse e urren artin shqiptar, sepse ai urren çdo gjë të kuqe, çdo gjë shqiptare dhe ne në 25 prill do të shkatërrojmë Rilindjen, sektin anti-shqiptar që kërkon të tjetërsojë shqiptarët me popuj të tjerë që vijnë nga fundi i botës.”

 

Kryemadhi premtoi se LSI do të ndërtojë një Shqipëri ku biznesi nuk diskriminohet dhe nuk falimentohet për shkak të bindjeve politike.

 

“25 prilli do të jetë referendumi mbarë popullor i ndryshimit dhe i shpresës, sepse është e vetmja zgjidhje, për t’i dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë trancizionit, këtij tranzicioni që po i merr shpirtin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj vota juaj ka rëndësi në 25 prill për të shkuar për numrin 6, për LSI-në, për të rinjtë dhe të rejat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *