Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si produktivë debatin mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe dhe ministrit Arben Ahmetaj.

 

Gjatë seancës plenare, Rama teksa foli nga vendi nuk i evitoi as thumbat në drejtim të opozitës.

 

Ai tha se është fakt pozitiv që mazhoranca po bën debate për amendamentet pasi po bën dhe rolin e opozitës.

 

Sipas Ramës, seanca plenare e së hënës ka qenë e frytshme pasi ka pasur në fokus përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketës fiskale.

 

“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij Parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv, pavarësisht se fokus në këtë seancë tek disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *