Subscribe

Të ndodhur në Elbasan për të kremtuar “Ditën e Verës”, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë shkëmbyer replika në distancë mbi zhvillimin ekonomik dhe sektorin privat.

 

Edhe pse kanë shmangur njëri-tjetrin gjatë vizitës në panairin organizuar me rastin e festës, duke zgjedhur orare të ndryshme, dy politikanët kryesorë mbajtën qëndrime katërçipërisht të ndryshme.

 

Deklarata u bënë një ditë para se kreu i qeverisë dhe ai i PD-së të përballen në Parlament, ku do të zhvillohet mocioni me debat lidhur me heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve në gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *