Ngritja e task-forcës kundër krimit të organizuar është përshëndetur nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi ne facebook shefi i qeverisë thotë se lufta me krimin nuk është lojë politike mes qeverisë që lufton e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen.

 

Sipas Rames, dallimi është i qartë: nga lufta fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj. Më tej ne statusin e tij, kryeministri shkruan se nga loja ziejnë kazanët e politikës e të medias që helmojnë pa pushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por edhe për të penguar drejtësinë e re që po vjen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *