Kryeministri Edi Rama u zotua për ulje të çmimeve të biletave në Aeroportin e Rinasit.
Sipas kreut të qeverisë, ulja e çmimit do të vijë me koncesionarin e ri, duke lehtësuar kështu xhepat e shqiptarëve.
“Së shpejti do të hapim garën edhe për aeroportin e Sarandës. Aeroporti i Kukësit është gati në pak javë. Objektivi ynë është që në përfundim të mandatit të kemi 4 aeroporte në Shqipëri. Në Aeroportin e Tiranës do të ulim në mënyrë të ndjeshme çmimet shumë të larta që i kanë mërzitur shumë njerëzit.”





