Subscribe

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama deklaroi se do te ndërtohen 5 mije apartamente ne fazën e pare e 10 mije ne fazën e dyte, për te strehuar te gjitha familjet qe mbeten pa shtëpi si pasoje e tërmetit te javës se kaluar.

Ne mbledhjen e qeverise Rama sqaroi se do te ndërtohet një lagje e re ne Durrës dhe një e madhe ose dy te vogla ne Tiranë për t’i dhënë zgjidhje problemit te strehimit te familjeve qe sot nuk e kane me një shtëpi.

Ndërsa për banesat qe kane dëmtime por qe mund te riparohen Rama paralajmëroi me burg te gjithë ndërtuesit qe nuk do te rregullojnë pallatet qe kane ndërtuar vete.

 

Te enjten mazhoranca do te miratoje buxhetin për vitin e ardhshëm dhe si faze e pare 0.4 e prodhimit te brendshëm bruto do te kaloje për te përballuar pasojat e tërmetit. Nga ana tjetër kryeministri e ka bere te qarte se projekte te reja nuk do te këtë e shpenzimet do te ulen pasi fondet do te shkojnë për rindërtimin e vendit.

 

Edhe këtë te marte lideri i mazhorances përsëriti ftesën drejtuar rivalit politik Basha për t’u ulur se bashku e për te gjetur zgjidhjen me te mire për përballimin e situatës, ndërsa ka hedhur poshtë planin me 3 pika te Partisë Demokratike.

 

Edhe platforma e bashkëqeverisjes do te vendoset ne funksion te familjeve te prekura nga tërmeti. Secili prej qytetareve qe ka një shqetësim mund te shkruaje ne këtë platforme për te marre një zgjidhje për problemin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *