Subscribe

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Vuçiç dhe Zaev, kryeministri Edi Rama, pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve, u shpreh se liderët vendosën sot të ftojnë Italinë, Greqinë dhe Hungarinë në samitin e radhës “Ballkani i Hapur”.

 

Ai u shpreh se prodhuesit e vendeve të rajonit, kanë nevojë të kenë më pak pengesa kur mbërrijnë në BE.

 

“Ka një prirje nga ata njerëz që nuk duan që ta ndjekin këtë nismë, apo që nuk duan që kjo nismë të ketë sukses. Kur thonë se kjo është alternativë ndaj BE apo kur thonë se kjo është të kthehesh në të shkuarën dhe të krijosh Jugosllavinë, Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë fare me të. Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt në vijim sepse na duhet të përgatitemi mirë. Ndërkohë që në samitin e ardhshëm do trajtojmë barrierat tarifore. Në samitin vijues duam të kemi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë për ta nisur me ne në samitin e Ballkanit të Hapur. Nuk mjaftojnë për prodhuesit tanë që të kenë tregti të lirë plotësisht si ata në BE. Kanë nevojë të kenë më pak pengesa kur mbërrijnë në BE. Do përpiqemi ta sjellim, ta bëjmë procesin bashkë për tregun e përbashkët të rajonit. Kjo është mënyra si ndihmon Ballkani i Hapur. kush do na besonte se duam të sigurojmë rrugë më të mira nëse nuk e tregojmë me vepra që jemi në nivelin e ambicies dhe sjelljes së BE”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.