Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Rama dhe ministri Vengu inspektim në kantierin e Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura

6 Mars 15:32

Kampusi i ri Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh, i cili po ndërtohet sipas modelit të një prej akademive më të mira në SHBA, West Point, është drejt finalizimit të fazës së parë të projektit.

I konceptuar me standardet më të larta të NATO-s, kampusi do të ofrojë gjithçka bashkëkohore që nga godina mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit, etj

Akademia e re do të ketë si fillim 300 studentë dhe degë të reja, përfshirë dhe inteligjencën artificiale, ku do të ketë diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik në degë të caktuara, por dhe binjakëzime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s.

Kryeministri Rama ishte sot në kantier për të ndjekur ecurinë e punimeve, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu.

“Në këtë repart të Tufinës, praktikisht jemi në një njollë prej 45 ha, 10 ha janë të dedikuara tërësisht për Akademinë e Re të Forcave të Armatosura. Masterplani presupozon 3 faza, është duke u finalizuar pjesa e parë, e cila parashikon një objekt  kryesor për fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes që është shtylla kryesore e akademisë në fakt ku kemi rreth 300 studentë, të cilët do të akomodohen qenë sezonin e ardhshëm me përfundimin e punimeve.

Përfundimi i punimeve parashikohet nga inxhinierë praktikisht brenda korrikut. Këtu jemi në zonën e parë që kemi rehabilituar tërësisht një godinë të vjetër të repartit ku do jetë dhe mensa, e cila ka të gjitha kapacitetet për tërësinë e stafit dhe tërësinë e personelit dhe të studentëve që në fazë të parë dhe do vijojnë pastaj më poshtë me godinën kryesore, e cila është në përfundim e sipër.

Masterplani parashikon në fazë të dytë edhe të gjithë elementët mbështetës, fushat sportive, konviktin, të cilin jemi duke e dizajnuar me arkitektët ndërkombëtare në mënyrë që e gjithë akademia të ketë mundësi pastaj që të rrisë edhe numrin e studentëve.” – shpjegoi Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili foli gjithashtu për rekrutimet e reja në Akademi.

“Vitin aktual, praktikisht në shtator patëm një sezon shumë të mirë rekrutimesh, rreth 1100 aplikantë dhe me një përzgjedhje shumë strikte, nga 1100 aplikantë praktikisht vetëm 87 kemi marrë që është një normë seleksionimi shumë e rreptë, por kjo tregon që  ka kërkesa të mëdha në fakt për t’u atashuar në programet e Akademisë, programet Bachelor dhe programet Master ku kemi sivjet edhe programe me mbrojtje kibernetike, me shumë interes edhe nga personel civil, personel të gjitha subjekteve të tjera ligjzbatuese ne fakt  që janë të interesuar të gjenerojnë kapacitete për mbrojtje kibernetike dhe kësaj radhe, për herë të parë kemi dhe programit për AI sepse  me të gjithë programet që kanë të bëjnë me industrinë ushtarake, kanë të bëjnë me sistemet e mbrojtjes, simulatorët, shkollën e re të Aviacionit që siç e dini, e kemi në plan të ndërtojmë, patjetër që edhe elementët e AI do të integrohen.” – u shpreh ai.

Ndërsa sa i takon harmonizimit të projektit të Kampusit me mjedisin përreth, Ministri Vengu tha se: “Besoj se është nga të vetmet kampuse ndoshta në Republikën e Shqipërisë që ka edhe elementin e natyrës tërësisht dominues në tërësinë e pronës dhe do të përpiqemi që gjithmonë në çdo fazë të zhvillimit, këtë kemi biseduar dhe me arkitektë ndërkombëtarë, që t’i përmbahemi elementit natyror që të mos kemi struktura që pushtojnë, por struktura që integrohen dhe janë me intensitet të ulët. Këtu kemi dhe burime qe vijnë nga mali dhe do të përpiqemi t’i integrojmë në mënyrë sepse është uji i pastër dhe që ka kaluar për përdorime ushtarake në të kaluarën, dhe do të përpiqemi ta integrojmë në natyrë dhe në funksionalitet të të gjithë akademisë.” – detajoi ai.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se, ndonëse afatet e parashikuara për përfundimin  e plotë të Kampusit janë të rëndësishme, kryesore mbetet cilësia.

“Unë them në të gjitha rastet të kapim patjetër korrikun, por me cilësinë. Në tetor për vitin akademik mbase bëhet gati. Nuk duhet të nxitohemi, duhet bërë çdo gjë perfekt. Është gjithë ky investim, duhet të jetë perfekt. Arkitektura është e bukur, hapësirat janë të bukura, koncepti i brendshëm është i bukur. Unë them që 6 muaj të mira i do kjo që të jetë tamam.” – sugjeroi Kryeministri.

Ndër të tjera, Kryeministri tha se me përfundimin e plotë të punimeve, Kampusi i ri do të jetë një pikë referimi për të gjithë ushtrinë.

“Ky kampus shpresojmë të mbarojë në dy vitet e ardhshme komplet dhe të jetë një pikë referimi për të gjithë ushtrinë, s’është puna vetëm e studentëve, po edhe e ushtarakëve që të jetë një kampus i standardeve më të larta, të kampuseve të NATO-s, pastaj mbase edhe avancimi i projektit që kemi për ata akademinë që duam të sjellim nga vendet aleatë, do jetë super pastaj dhe do të mund pastaj që ne të japim shërbime për të tjerë që të sjellim të ardhura në buxhetin e mbrojtjes. Plus me industrinë jemi duke ecur mirë dhe kemi vënë disa baza të mira për të ndërtuar një industri të re ushtarake, prodhimi e armatimi. Dhe komponenti i tretë Ministra e Mbrojtes në mbështetje nga turizmi për të vendos një sërë asetesh në dispozicion të turizmit që Ministria e Mbrojtjes të mbajë një pjesë të pronësisë, duke marrë të ardhura” – u shpreh ai.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Pirro Vëngu

Nga e njëjta kategori

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren. Njëra prej 15-vjeçareve lihet në “arrest shtëpie”, tjetra shtrohet në psikiatri

më shumë...

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

më shumë...

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

më shumë...

Ishte duke punuar në arë me babain, hyn në lum për tu larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.