Lideret politik ne vendin tone kane uruar besimtaret katolike te cilet sot festojne Pashkët.

Kryeministri Rama publikoi nje foto te vezeve te Pashkeve ne facebook me urimin: Gezuar Pashket nga Fieri.

Nderkohe Basha ka shperndare nje mesazh me te gjate per te gjithe shqiptaret.

“Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë.Për shumë vjet gëzuar!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *