Kryeministri Edi Rama deklaroi se nxënësit do t’i marrin dëftesat online.

 

Gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët, kreu i qeverisë nënvizoi se janë edhe një sërë shërbimesh që ofrohen dhe do të ofrohen online.

 

Për të përfunduar këto punë, shtoi Rama, duhet një mandat i tretë.

 

“Në vitin e ri shkollor, regjistrimi do të kryhet online. Dëftesat e nxënësve do të ofrohen online, me vulë elektronike. Shërbimet shtetërore pë rata që janë jashtë mundësojnë që 38 shërbime për të cilat deri dje kërkohej prania fizike në një konsullatë, duke imponuar humbje kohe, harxhime, stres, janë online. Shtetasit e huaj që duan të vizitojnë Shqipërinë a të punësohen këtu, kanë vizë online. Pa folur këtu për shumë e shumë procese të tjera. Edhe në krijimin e një shteti digjital, duhet ende kohë. Jemi ende në një punë që duhet të vazhdojë. Duhen edhe disa vite brenda një mandati të tretë që ne të kryejmë të gjitha ciklet. Të gjithë administratën që është në shërbim të qytetarëve, do ta kthejmë në një makineri pas ekranit dhe do të mundësojmë që marrëdhënia e qytetarit me shtetin të jetë në xhepin e qytetarit, jo dora e zyrtarucëve të korruptuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *