Kryeministri Edi Rama nga seanca plenare e kësaj të mërkure ka debatin në parlamentin e Hollandës, për vendimin për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

 

Shefi i qeverisë është shprehur se debate në parlamentin holandez nuk lidhej me marrjen e vendimit për Shqipërinë por me çështjet e brendshme të atij shteti.

 

“Duke ndjekur debatin në parlamentin holandez kush do të kuptojë ka kuptuar se të gjithë fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi. Në të gjithë qasjen e atij parlamenti është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro dhe kundër zgjerimit  me zërat që fuqizojnë procesin e vijimit të zgjerimit dhe atyre për ta ndaluar. Besoj se ju ka mjaftuar të gjithë atyre që në mënyrë vulgare të cilët janë munduar të paraqesin para shqiptarëve një tablo, sipas ngjyrave të tyre politike dhe jo sipas nevojës për të çuar përpara procesin e integrimit, qëllimin e përbashkët se kshu janë shpehur të paktën me fjalë. Nuk ka parti që të paktën të ketë drejtuar mesazhin përtej horizontit të BE-së. Ato që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të çojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm jo vetëm kanë gabuar, por edhe kanë dështuar në përgatitjen e një terreni në funksion të agjendës së tyre. Ka një ndryshim të madh në atë që është caktuar në dallimin në opozitës që është qasja e opozitës në vendin fqinj dhe ktu. Flas për opozitën që nuk është në parlament, atë që është në rrugë që braktisi parlamentin për të minuar pikërisht hapjen e negociatave. Maqedonia e Veriut nuk është një vend pa konflikte. Opozita që nuk është në parlament ka menduar se duke kopjuar opozitën e deridjeshme të fqinjëve për të gjunjëzuar shumicën.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Rama ka theksuar se sot në BE nuk po diskutohet në lidhje me kushtet që duhet ose jo të plotësojë Shqipëria apo Maqedonia e Veriut por është një debat i brendshëm në lidhje me zgjerimin.

 

“Nuk mendoj se Austria është më pak e interesuar për zgjedhje të lira në Shqipëri sesa Gjermania, nuk mund ta mendoj se Suedia i paska sytë e mbyllur përballe procesit të reformën në drejtësi, dhe se akoma Gjykata kushtetuese nuk është funksionale dhe kjo i interesoka vetëm Gjermanisë nuk funksionon kështu ,por ajo që po diskutohet sot në BE është një debat brenda BE për zgjerimin, Nuk besoj se Franca qenka më larg  me qëndrimin e saj dhe Gjermania përkundrazi jo. Thelbi qëndron te një situatë në BE që ska lidhje fare me ne, dhe ku ne përfshihemi bashkë me Maqedoninë e Veriut, me Malin e Zi, me Serbinë Kosovën dhe Bosnjën si rrjedhojë jo burim, si pasojë dhe jo shkak, nuk jemi ne shkaku pse BE nuk ka një qëndrim të prerë të KE që paguhet nga BE. Ne jemi thjesht të përfshirë në këtë process si pasojë i patë dje në parlamentin holandez ato që flisnin kundër Maqedonisë së Veriut, i patë sesi u futën në debat duke e bërë copë vendin tjetër. Është thjesht një qasje ndaj BE në tërësisë, ndaj procesit të zgjerimit dhe patjetër ndaj elektoratit të tyre. Siç është i qartë që qëndrimi i Francës nuk është një qëndrim që do të lexohet si fuknsion të një leximi të thellë të situatës së brendshme por do të formësohet në funksion të strategjisë që ka Franca me BE. ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *