Kryeministri Edi Rama vijon me reagimet e tij përm es artistëve në lidhje me debatin për godinën e Teatrit Kombëtar.

 

 

Pasditen e kësaj të marte shefi i qeverisë përmes një statusi në rrjetin social Facebook,  ka publikuar mesazhin e regjisorit Genti Kume, lidhur me Teatrin Kombëtar.

 

Krahas postimit të regjisorit Rama shkruan se Kame, i shkolluar në Francë dhe me një karrierën artistike mes Tiranës, Parisit e Romës, ka shprehur qartë pse duhet një Teatër i ri Kombëtar në vend të gërmadhës, që prej kaq kohësh ka humbur funksionet e saj.

 

“Aktori dhe regjizori Genti Kame, i shkolluar në Francë dhe me një karrierën artistike mes Tiranës, Parisit e Romës, ka shprehur qartë pse duhet një Teatër i ri Kombëtar në vend të gërmadhës, që prej kaq kohësh ka humbur funksionet e saj

GENTI KAME:

Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët ? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përdhosin ikonat? Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë. Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefonoi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë! Po flitet për ne, për mirë. Lëreni Tiranën ta ketë. Lërini qytetet moderne të shkojnë drejt lartësive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *