Kryeministri Edi Rama në kuadër të reagimeve të tij për debatin e godinës së teatrit Kombëtar, këtë të dielë ka zgjedhur të flasë përmes aktorit të madh shqiptar Reshat Arbana.

 

Në statusin e tij , shefi i qeverisë shkruan se , Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit, dhe raportin me vlerat e historisë dhe respektin për mjeshtrat e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar.

 

“Njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit. Por raportin me vlerat e historisë dhe respektin për mjeshtrat e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar. Përkundrazi, njësoj si të tërë artistët e vërtetë të skenës, aktori i madh mbështet prej shumë kohësh ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në hapësirën ku i vjetri e ka kryer dhe humbur përfundimisht funksionin e tij.

RESHAT ARBANA:

Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim një teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *