Subscribe

Lideri i opozites Lulzim Basha ka vizituar nje fasoneri ne Lezhe prej nga kritikoi qeverine per mungesen e ndihmes per bizneset. Sipas kryetarit te PD, tani eshte moment qe parate e taksapaguesve te shkojne per biznesin, per të ruajtur ne menyre te veçante vendet e punes.

 

“Në qoftë se ka mundësi Kosova, ka mundësi Maqedonia, ka mundësi dhe Shqipëria ta bëjë, por ka munguar vullneti. Kanë nxituar për t’i marrë lekët për t’ia çuar një grushti klientësh, në vend që të ndihmojnë njerëzit, të ndihmojnë ekonominë. Dhe unë të garantoj që kësaj do t’i japim fund dhe nuk duhet ta lëshojmë veten, do të bëhemi bashkë, duhet të jemi bashkë, të gjithë. Me ju në krah, me të gjithë shqiptarët e ndershëm në krah, pavarësisht prej bindjeve politike do bëjmë të mundur që taksat e shqiptarëve të shkojnë në radhë të parë te shqiptarët. Se të gjithë nga ju paguani taksa. Kushdo paguan taksa. Edhe ajo TVSH-ja që paguan kur blen ushqimet, prapë shkon në buxhetin e shtetit. Për çfarë harxhohet? Kjo është çështja.”

 

Basha deklaroi se ka ardhur koha qe qeveria Rama te largohet per menyren si ka qeverisur keto 7 vite.

 

“Ne do të largojmë të keqen dhe do të bëjmë gjithçka që ju që jeni kthyer këtu, mos t’ju shkojë dëm sakrifica. Të keni mundësinë të punoni e të prodhoni e të mbani njerëzit në punë dhe ta bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv për investimet e tjera, jo të largojmë këto investime që na kanë ardhur.”

 

Kreu i opozites ka premtuar se qeveria e PD do te ketë prioritet ndihmen financiare për çdo familje dhe rimekembjen e ekonomise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *