Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, pati një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Biseda e tyre u përqëndrua tek situate e sigurisë në Donbas. Edi Rama vlerësoi përpjekjet që po bëhen për të arritur paqen në rajon.

 

Ai theksoi se Kryesia Shqiptare do të ndihmojë në këtë drejtim. Rama vuri në dukje se hapat e ndërmarra nga Presidenti ukrainas dhe populli ukrainas drejt paqes janë shumë të guximshëm.

 

Kurse presidenti ukrainas vuri në dukje marrëveshjet e shkelura nga grupet e armatosura ilegale.

 

“Dje, gjatë bisedës time telefonike me Kancelaren Angela Merkel, militantët hapën zjarr në pozicionet e Ukrainës pranë fshatit Shumy, në zonën ku do të zhvillohej takimi i JÇC dhe OSBE. Ne nuk duam një përshkallëzim të ri. Më 6 shtator, si rezultat i provokimit nga grupet e armatosura ilegale, kemi humbur një ushtarak i Forcave të Armatosura  që u vra dhe njëri u plagos”, tha Volodimir Zelenskyi.

 

Të dyja palët u dakordësuan se ndërhyrja e Misionit Special të Monitorimit të OSBE në të gjithë territorin e pakontrolluar duhet të jetë e papenguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *