Subscribe

Kryeministri Edi Rama zgjodhi te bashkëbisedoje online me qytetarë të Kukësit. Çështja kryesore ishte Rruga e Kombit dhe tarifa që është vendosur për mirëmbajtjen e saj. Shefi i qeverise nuk nguroi të bënte mea culpa-n për mosinforminin dhe komunikimin me banorët e zonës

 

 “Kompania vendosi 8.5 euro pa TVSH për kalimin. Nuk dua të them që ne jemi më të mirë. Por po ju them se rruga nuk mirëmbahet me buxhet. E ka thënë edhe paraardhësi im, por nuk jam unë këtu për politikë. Ne e vendosëm 5 euro, e kaq mund të bëjë. Këtë nuk e shmangim dot.”

 

Edi Rama kërkoi 60 ditë kohë për të zhvilluar negociata per te rishikuar tarifën për kalimtarët e shpeshtë në atë rrugë, por nuk sqaroi se sa mund të jetë ulja.

 

 “Ne jemi të qartë që kjo ka nevojë për kohë. Ne i kemi dhënë vetes dhe banorëve një mundës, 60 ditë. Nuk duam të bëjmë gjëra të nxituara. Ne nuk do ta rivendosim funksionin e pagesës nuk do ta celim pa konkluduar formulën për gjithë zonën. Sepse nuk duam që prapë të biem në kurthin e manipulimit që sot I bëhet kësaj çështjeje, e banorëve. Sa mund të jetë ulja? Kësaj nuk di ti përgjigje, pasi është pyetje e vështirë. Me këtë po merremi, po bisedojmë e nuk kemi përgjigje.”

 

Banorët e pyeten kryeministrin edhe për një plan zhvillimi e punësimi në atë zonë. Rama premtoi se në vjeshtë do te hapet aeroporti, çka sipas tij, do te sjelle përfitime te mëdha per zonën.

 

 “Aeroporti do hapet. Do jetë ndryshe nga Rinasi. Por do ketë çmime të ulëta. Sepse në Rinas nuk ka low cost, sepse kështu janë marrëveshjet koncesionare të shkuara që i jep Rinasit tarifat e larta. Aeroporti i Kukësit ne vjeshte do jetë operativ.”

 

Sa i përket mundësisë per nderimin e nje stadiumi të ri në Kukës, kryeministri shpjegoi se është ende herët për te folur per nje projekt konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *