Në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Rama, pas Patosit ka zbritur në Mallakastër, ku ka prezantuar Qerim Islamajn si kandidat në këtë Bashki.

 

Gjatë fjalës së  mbajtur Rama nuk I ka ndaluar sulmet dhe etiketimet në drejtim të Presidentit Meta dhe liderëve opozitarë.

 

Duke u ndalur tek dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, Rama tha se argumentat e kreut te shtetit jane njesoj si te Monikes kur sheh filxhan. Sipas Ramës nëse zgjedhjet do të shtyhen atëherë vendi do të futej në një rrugë pa krye.

 

“Ilir e kujton kushtetutën filxhan ku mund të shikojë e të gjejë çfarë ti pëlqejë, ajo tjetra i thotë jepi se më ka dalë një 3-sh përmbys. Merre ti në dorë, se është edhe një “P” këtu, që po populli të do Ilir. Mirëpo është shumë e thjeshtë, nëse Ilirit i dridhet zemra për popullin dhe nuk do konflikt, boll ti thotë Monikës deri në 30 qershor qetësohu. Të bindi dhe Saliun të tërheqë Lulin brenda në zyrë dhe kaq mbaron 97 këtu. Nuk ka 97 këtu. Këtu janë 4 njerëz që duan ta bëjnë Shqipërinë çorap.”

 

Më tej Rama tha se opozita nuk do që të hapen negociatat, pasi gjëja e parë që do të ndodhë është hapja e dy kapitujve që lidhen me drejtësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *