Subscribe

Pavarësisht situatës së rënduar shëndetësore, naftëtarët nuk kanë në plan të dalin nga greva. Thirrjet e tyre janë që qeveria, madje edhe ambasadorja amerikane, të reagojnë e t’u japin një zgjidhje për problemin.

 

Por këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama përsëriti se mund të ulet me grevistet vetëm nëse mbyllet greva. Rama bëri me dije në rrjetet sociale se po punohet për të gjetur investitorë seriozë që të mund të rikthehen në punë naftëtarët.

 

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria. Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *