Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur që përmes një denoncimi me fakte t’u tregojë qytetarëve se si është pushtuar administrata në vend. Rasti që kryeministri Rama bëri publik nga Saranda është ai i emërimit të padrejtë në punë të familjarëve të kryebashkiakut të Delvinës, Rigels Balilaj. Ky sistem theksoi Rama është një motiv i mirë që shqiptarët më 25 qershor të votojnë për Partinë Socialiste.

 

Në takimin me banorë të Sarandës, Rama vuri theksin edhe tek rëndësia e zbatimit të reformës në drejtësi, duke e konsideruar këtë reformë si vazhdimin e përpjekjes për të bërë shtet.

 

Nga Gjirokastra, ku kryeministri vijoi fushatën e tij elektorale, nuk mungoi edhe thirrja për të votuar në masë Partinë Socialiste, në mënyrë që selia rozë të mos ketë nevojë për koalicione pas 25 qershorit.

 

Rama nuk harroi të theksonte nga Gjirokastra se Partia Socialiste, është një forcë që nuk diskriminon femrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *