Rama i është deklaratave të forta të presidentit Meta në lidhje me situatën politike në vend.

Nëpërmjet dy postimeve në tëitter, kryeministri ka disa pyetje për presidentin.

Rama shkruan se po pret të dëgjojë opinionin dhe kritikat e presidentit Meta në lidhje me përbetimin e opozitës për të djegur zgjedhjet.

“Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”

Teksa këmbëngul në përgjigjen e tij se Meta duhet të mbrojë datën kushtetuese të zgjedhjeve të dekretuar nga vetë ai, Rama mban qëndrim edhe për akuzat e kreut të shtetit se vendi është pa gjykate kushtetuese.

A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *