Subscribe

60 kompani ndërtimi në Durrës po hetohen nga policia për ndërtimin e banesave jo cilësore në këtë zonë.

 

Lajmin e pohoi kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e kësaj të premteje. Ai tha se janë 30 persona në grupin e hetimit që bashkë me prokurorët po mbledhin të gjitha dokumentet e nevojshme me qëllim identifikimin e fajtorëve ndërsa theksoi se asnjë provë që fshihet nga vendi i ngjarjes.

 

“60 firma në Durrës janë të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me godina të ndërtuara, 12 janë gati, një apel të tjera që të vijnë, nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces. Hetimi vijon. Janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet. Nuk ka asnjë provë që fshihet të gjitha vendngjarjet janë të mbyllura nga pikëpamja e dokumenteve, provave, fotografimi, etj.”

 

Kreu I qeverisë u ndal më tej edhe tel ligji i posaçëm I ndërtimit ku theksoi se do të kaloj në Parlament në seancën e fundit të 19 dhjetorit.

 

“Në datën 19 në seancën e fundit të parlamentit të çojmë ligjin e posaçëm të rindërtimit. Nuk mund të bëhet me procedurat normale, historitë e zvarritjeve. Rindërtimin duhet ta kordinojë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *