Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca ka deklaruar se data e zgjedhjeve do të jetë 30 qershori dhe se për këtë nuk ka asnjë negociatë.

 

Kreu i qeverisë ka theksuar se vendi nuk mund të merret peng apo t’i nënshtrohet axhendave partiake të kujtdo qoftë.

 

“Presidenti në këndvështrimin tim, ka shprehur një gatishmëri për t’u vënë në dispozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike. Më lejoni t’ju përsëris që PS, shumica qeverisëse, nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Kjo nuk ka lidhje me sforcon e respektueshme të Presidentit, kjo ka lidhje me qëndrimin tonë të prerë e të qartë që më 30 qershor, nuk është cështja kush do të fitojë zgjedhjet bashkiake, por duhet të fitojë Shqipëria institucionale dhe kushtetuese, e cila nuk mund të merret peng e nuk mund t’i nënshtrohet axhendave partiake të kujtdo qoftë. Në këtë aspekt, në raport me presidentin kam qenë e mbetem i bindjes se i duhet dhënë Cezarit ajo që i takon Cezarit. E vlerësoj, gatishmërinë e presidentit dhe jam i bindur që nuk e keqkupton reagimin në raport me këtë pyetje që ne nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi kushtetutë për të anashkaluar.”

 

Ndërkohë Rama ka komentuar edhe letrat drejtuar kryedemokratit Basha ku është shprehur se nuk ka gjashtë pa shtatë dhe nuk e di, por mbase do të ketë edhe një të shtatë, por në të gjashtë ftesat për t’i hapur rrugë dialogut me opozitën jam përpjekur që të bëj më të mirën, sa ia kam arritur nuk e di.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *