Kryeministri Edi Rama publikoi një grafik në “Facebook”, që sipas tij tregon sesi kanë ecur shtrimet në spitalet COVID gjatë këtyre 10 ditëve. Rama tha se numri i pacientëve të shtruar ka ardhjur në rënie.

 

“? SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID?”

 

Për kreun e qeverisë, kjo tregon se Shqipëria po bën gjënë e duhur. Ai u kërkoi qytetarëve që të vijojnë të rezistojnë.

 

“Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *